Biden bëri te vetmen gjë që duhej të bënte për të fituar debatin

schedule11:14 - 1 Tetor, 2020

schedule 11:14 - 1 Tetor, 2020

Nga Paul Callan, CNN

Debati i së martës do ta regjistrohet në histori, si një fitore e Joe Biden, duke demonstruar një gjë të rëndësishme, se ai nuk është plakur.

Gjatë 47 muajve të fundit, sjellja jo-korrekte, e padenjë e presidentit Donald Trump ka lodhur të gjithë kombin amerikan. Amerikanët zgjohen çdo mëngjes duke menduar se çfarë lloj pretendimesh dhe fyerjesh të çuditshme ka publikuar në rrjetet sociale presidenti i tyre.

Edhe ata që janë dakord me shumë nga politikat e Trump, përfshirë republikanët, janë të lodhur dhe ndihen të ofenduar nga sjellja jo e përshtatshme e Presidentit.

Detyra më e rëndësishme e Biden në debatin e parë presidencial ishte të demonstronte se ai është i qetë, profesionist dhe plotësisht i drejtë kundrejt Trump. Ai i tregoi qartë këto tipare ndërsa Trump ishte kokëfortë dhe ndërpreu të gjitha përpjekjet për diskutim racional.

Debati do të mbahet mend jo për politikat e debatuara, por më tepër për Presidentin e Shteteve të Bashkuara që vepron si një foshnjë e zemëruar, që del shpesh jashtë kontrollit sa herë që merr vëmendjen kundërshtari i tij i qetë dhe dinjitoz.

Rudy Giuliani, këshilltari personal i Presidentit, tha se Biden ka shfaqur simptoma  të demencës dhe ndoshta ka marrë ilaçe për të përmirësuar performancën e tij.

Por dikush mund të thotë se personi i vetëm që kishte nevojë për ilaçe ishte Donald Trump. Qetësia e Trump do të siguronte  kombin se pjesa e mbetur e fushatës do të ishte e qetë dhe se ai është një kandidat  i arsyeshëm.

Ky ishte debati i parë televiziv presidencial deri në pritjen e dy debateve të tjera përpara zgjedhjeve presidenciale. s.ba/abcnews.al