Autoriteti Palestinez duhet të marrë kontrollin e Gazës dhe Bregut Perëndimor pas luftës, sipas një deklaratë të presidentit amerikan, Joe Biden.
Presidenti amerikan, ndër të tjera, për zhvillimet në Lindjen e Mesme theksoi se nuk duhet të ketë shpërngulje të dhunshme të qytetarëve nga Rripi i Gazës, ndërkohë që Bregu Perëndimor dhe Rripi i Gazës duhet të bashkohen nën një strukturë të përbashkët qeveritare.
Joe Biden paralajmëroi gjithashtu se SHBA-ja është e gatshme të lëshojë urdhra ndalimi kundër “ekstremistëve” që sulmojnë civilët në Bregun Perëndimor.
“Unë i kam thënë udhëheqjes izraelite se dhuna ekstremiste kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor duhet të marrë fund dhe ata që kryejnë dhunën duhet të mbajnë përgjegjësi”,theksoi presidenti amerikan.
/abcnews.al