Biden akuzon Trump për mosmenaxhim ndaj koronavirusit: Përgjegjësi për kaq shumë vdekje, nuk duhet të mbetet president

schedule03:57 - 23 Tetor, 2020

schedule 03:57 - 23 Tetor, 2020

I nominuari për president, demokrati Joe Biden hapi debatin përfundimtar të përgjithshëm të zgjedhjeve në SHBA, duke argumentuar trajtimin e Presidentit Donald Trump të pandemisë së koronavirusit.

Ai është shprehur me akuza ndaj kundërkandidatit të tij, republikanit Donald Trump, për mospërgjegjësi në menxhimin e situatës pandemike, njofton Klan Kosova.

“Ju nuk dëgjoni asgjë tjetër që them sonte, dëgjoni këtë: Kushdo që është përgjegjës për të mos marrë kontrollin, në fakt… duke thënë se nuk marr asnjë përgjegjësi fillimisht, kushdo që është përgjegjës për kaq shumë vdekje nuk duhet të mbetet si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Biden duke iu referuar Trump duke u thënë gazetarëve se ai nuk merr asnjë përgjegjësi për virusin.

Ish zëvendëspresidenti Biden, paralajmëroi se më e keqja e virusit mund të mos ketë ardhur ende, duke thënë se SHBA është gati të “shkojë në një dimër të errët” dhe Trump “nuk ka një plan të qartë dhe nuk ka asnjë perspektivë që do të ketë një vaksinë në dispozicion për shumicën e popullit amerikan para mesit të vitit të ardhshëm”.