Bici, “mbretëresha” e rrjetës/ Volejbollistia shqiptare shkëlqen në Ligën italiane

schedule15:55 - 29 Tetor, 2024

schedule 15:55 - 29 Tetor, 2024

Kur ishte tek Roma arriti maksimumin e mundshëm.

Ndihmoi ekipin të ngjitej në Serinë A, fitoi Kupën e Serisë B italiane dhe u shpall lojtarja më e mirë, ndërsa një sezon më vonë ishte sërish njëra nga më të spikaturat në elitën e volejbollit në Apenine.

Pas këtyre sukseseve, Erblira Bici u kërkua nga një ekip më I mirë, dhe me një projekt që jepte më shumë shpresë, duke u bashkuar me Megaboks të qytetit Valefolia.

Kur kanë kaluar pesë javë të Serisë A të volejbollit të femrave, shqiptarja e ka treguar veten sërish si një nga më të mirat, dhe sidomos shkëlqeu në ndeshjen e fundit të fituar 3-1 në fushën e ekipit nga krahina e Udines, Talmasons.

Bici shënoi 20 pikë duke qenë më e mira në parket, dhe duke I bërë vend vetes në formacionin e javës në kampionatin italian.

Pas një fillimi paksa të vështirë, volejbollistja 29-vjeçare po përshtatet gjithnjë e më shumë me shoqet e reja të ekipit, dhe po shfaq plotësisht talentin e saj.

Për momentin, është në vendin e 18-të në Serinë A për numrin e pikëve të shënuara, por pritet që shpejt të jetë në 10 të parat.

Për për tepër, skuadra nga Valefolia ka tri fitore dhe vetëm një humbje, dhe një ndeshje të prapambetur.

Edhe pse favoritë janë Koneliano apo Milano, sërish shpresa për titull mbetet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!