Bici “bie” duke luftuar/ Volejbollistja kuqezi eliminohet në elitën italiane

schedule12:49 - 17 Mars, 2025

schedule 12:49 - 17 Mars, 2025

Nuk deshi të dorëzohej deri në fund. Erblira Bici luftoi me të gjitha forcat në ndeshjen e dytë çerekfinale të plej ofit në Serinë A, por nuk ia doli.

Milano kaloi në gjysmëfinale pas suksesit 3-2 në fushën e ekipit të Bicit, Valefolia, pas një beteje të ashpër.

Kapitenia e kombëtares shqiptare të volejbollit për femra shënoi 16 pikë duke qenë një nga më të mirat, ndonëse përballë pati një rival tepër të fortë.

Më shumë pikë tek Valefolia shënoi amerikania Li, ndërsa Bici ishte e dyta.

Po 24, edhe ylli I mikeshave dhe I kombëtares së Italisë, Paola Egonu.

Volejbollistja kuqezi arriti shpesh të çante bllokun kundërshtar, por pati edhe mjaft raste, kur nuk ia doli.

Ndeshja ishte e paparashikueshme dhe zgjati plot 2 orë e 19 minuta.

Në prani të saktësisht 4736 spektatorëve në Arenën e Pezaros, rezultati I seteve ishte 16-25, 25-20, 25-18, 16-25 dhe 12-15.

Erblira Bici ishte shënuesja e katërt më e mirë e sezonit të rregullt në Serinë A, e lënë pas vetëm nga yjet kryesorë të njërit prej kampionateve më të fortë të botës.

Padyshim, që ajo ishte numri 1 I Valefolias, duke konfirmuar formën shumë të mirë që pati në dy sezonet e kaluara me Romën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!