Biblioteka e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës pasurohet me 150 tituj të rinj. Veprat janë dhurate e Akademisë së Shkencave.
Fondi për pasurimin e bibliotekës universitare të Fakultetit Filologjik është 1, 5 milion lekë.
Drejtoresha e bibliotekës Teuta Sula thotë se për këtë vit ende nuk kanë mbërritur librat edhe pse lista e përpiluar nga 6 departamentet është bërë prej muajsh.
Dhurimet janë forma e tjetër e pasurimit të fondit të kësaj biblioteke e cila numëron 161 mijë libra në gjuhën shqipe dhe të huaj. Edhe Akademia e Shkencave i dhuroi 150 tituj të rinj, ky është dhurimi i parë po jo i fundit. Nënkryetari i zgjedhur Vaso Tole thotë se rëndësia kryesore e këtyre librave është garancia shkencore.
Lili Sula shefe e departamentit të letërsisë thotë se këto botime kanë një vlere të veçantë për studentet.
Ndërkohë që Aknemisë e Shkencave do të vazhdojë me dhurimin e librave në Universitetin Bujqësorë./ABC News Albania 24/7