Libra, kopje unike që gjenden vetëm në këtë bibliotekë ka penguar punën e studiuesve.
Pedagogia e gjuhësisë, Hysnie Haxhillari, thotë se studimi i saj mbi gjuhët ballkanike ka mbetur peng për shkak se literatura që i duhet, mund të shfrytëzohet vetëm në sallën e studimit të bibliotekës.
“Jam pedagoge e gjuhës në universitetin e Korçës. Më ka munguar shumë biblioteka dhe na ka prishur punë në këtë kohë pandemie, sepse nuk kemi pasur mundësi të marrim libra. Janë disa libra që janë në arkiv dhe nuk mund të merren në asnjë vend tjetër dhe nuk lejohen të dalin as nga biblioteka, kështu që je e detyruar t’i punosh në ambientet e saj”, thotë ajo.
Marsel Sulçe është një prej studentëve i cili frekuenton bibliotekën rregullisht, për të studiuar.
“Literatura që ka në bibliotekën kombëtare , nuk gjendet askund tjetër. E dyta ka të bëj me psikikën, pasi studimi në bibliotekë rezulton më produktiv. Mendoj se biblioteka, mund të ishte hapur më herët, pasi ka hapësirat e mjaftueshme për të ruajtur distancimin social, pasi tavolinat kanë distancë me njëra-tjetrën dy metra”, thotë ai.
Të gjithë frekuentuesit ju duhet të presin edhe një javë.
Ndërkohë që paralelisht me hapjen e sallave të studimit, drejtuesit, janë duke punuar edhe për kalendarin e aktiviteteve për 100 vjetorin e bibliotekës të cilat janë pezulluar për shkak të pandemisë./abcnews.al