Biblioteka Kombëtare në kolaps, salla e shërbimeve është kthyer në magazinë bananesh

schedule23:13 - 23 Korrik, 2022

schedule 23:13 - 23 Korrik, 2022

Mungesa e hapësirave në Bibliotekën Kombëtare është jashtë kontrollit, tashmë çdo cep i sallës së shërbimeve është i mbushur plot me kuti bananesh, më të cilat bashkëjetojnë prej më shumë se 6 muajsh punonjësit e kësaj salle.

Zgjidhje për të kthyer situaten në normalitet është biblioteka e re, thekson drejtori Piro Misha. Vënia në dispozicion e një hapësire në ish-Kinostudo nga  Ministria e Kulturës, nuk e ka ndryshuar situatën në Bibliotekë.

Misha nisur nga situata kritike që ndodhet Biblioteka Kombëtare, kërkon që amendimi i ligjit të librit të kryhet sa më parë, ku nga 5 kopje të detyruar, të dorëzohen në bibliotekë vetëm 3.

“Të paktën 2500 libra në muaj hynë në fondin e ruajtjes,   Në këto kushte është e pamundur të menaxhohet situata e hapësirave në bibliotekë. Kërkojmë që Ministrisa e Kulturës të paraqes sa më parë në parlament ndryshimet e ligjit për librin”, thotë ai.

Ndonëse nevoja për një biblioteke të re është e menjëhershme, prezantimi i projektit të ri ka mbetur në kuadrin e deklaratave publike të shtetarëve, pasi as në 100 vjetor kur u premtua prezantimi i projektit të ri, kjo nuk ndodhi. Plani për ndërtimin e bibliotekës së re duket i largët. Kujtojmë që prej vitit 2017 ky institucion ka mbyllur dyert për të gjithë lexuesit dhe nuk do të shërbejë më për të tërhequr libra. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!