Kush tha që profesioni i shoferit është vetëm për burrat?
Edhe gratë e ushtrojnë këtë profesion më së miri. E tillë është historia e Biankës, e cila punon kamioniste në Itali.
“Kamioni është shtëpia ime e dytë”, thotë Bianka për emisionin “Piranja” në Abc teksa tregon ritualin e saj të përditshëm me kamion nëpër rrugët e Italisë.
Bianka pohon se shumë vajza janë frymëzuar nga guximi i saj dhe kanë nisur kursin për kamion.
Megjithatë ajo pranon se në disa raste burra habiten kur e shohin në timon.
Për më shumë shikon videon:
/abcnews.al/