Viron Bezhani, i shkarkuar si presidenti i KOKSH në Asamblenë e Jashtëzakonshme, është pjesë e panelit të emisionit “Pressing” në ABC. “Do thoja që të quani president. Dëgjova diçka te materiali juaj, që jemi në Shqipëri dhe gjithçka ndodh. Ajo që nuk duhet ndodh.
Mund t’ju them që ka dy vite që KOKSH është në paligjshmëri totale, sekretari me një pjesë tjetër, që mund t’i quaj bandë madje. Janë në Prokurori të gjashtë, bashkë me zotërinë këtu (i referohet Anxhakut, presidentit të çiklizmit). Banda Bello nuk erdhi në asamblenë që thirra unë.
Lajmërova asamblenë më 13 dhjetor dhe nuk ranë dakord, donin edhe zgjedhoren për 10 ditë. E donin se nuk ishte Sekretari dhe donin t’i mbyllnin brenda vitit. Këta e bënë online dhe pastaj doli që një prej anëtarëve ishte kandidat për president, tjetri për zëvendëspresident”. /abcnews.al