PRESSING/ Bezhani: Do çoj çështjen në Lozanë, po shpërdorohen lekët e sportistëve

schedule23:54 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 23:54 - 26 Dhjetor, 2019

Viron Bezhani vijon me akuza të tjera. Dopioshkarkimet në KOKSH, në fillim ai i 6 anëtarëve të komitetit ekzekutiv ndaj Bezhanit dhe më pas shkarkimi i gjithë komitetit nga presidenti i shkarkuar, ka krijuar një kaos të madh, ndërkohë që po afrojnë Lojërat Olimpike.

Organi më i lartë botëror i olimpizmit, CEO nuk i njeh shkarkimet dhe ka kërkuar mbajtjen e një Asambleje të Jashtëzakonshme. Diçka e tillë cilësohet si ndërhyrje në punët e brendshme të KOKSH nga Bezhani, i cili vijon me akuza në emisionin “Pressing” në ABC News.

 

E cilësoj si ndërhyrje në punët tona të brendshme. Kemi gjithçka të zgjidhur nëpërmjet statusit. Ata janë qesharakë në të gjitha drejtimet. Nuk mund të rregullosh një institucion me anti-ligj. Do çoj dy shkresa të tjera në Lozanë dhe CAS-in e Lozanës. Kanë bërë një gabim mjaft të rëndë.

Në asnjë presje, në asnjë pikë nuk i kam lëvizur statusit dhe ligjit. Kam qenë dhe vazhdoj të jem korrekt me ndërkombëtarët. Vajta në takim dhe kërkova që të marr zyrën dhe të kem dokumentet, sepse lekët e sportistëve dhe të fondit olimpik, po përdoren për gjëra të tjera. Më thanë që do e bëjmë, do i japim urdhër Bellos që të zbatojë ligjet në fuqi. Jo që nuk e zbatuan, por sot nuk kam marrë asnjë dokument financiar.

Merrni shihni, viti 2017 nuk është analizuar fare. Në 2018 janë çereku i çerekut që kërkoj. Merrni shihni një aktivitet. 61 milionë kanë qenë në fillim, në shkresën që kam kërkuar unë del 17 milionë. Sa i përket tatimit të sportistëve, jam korrekt.

Kam bërë verifikim nga Tatimet. Më del që nuk e kanë bërë diçka të tillë, por në tabelën që më ka dhënë KOKSH bashkohen dy sportistë, sepse nuk ju del leku. Zëri i sportistëve është zero“, thekson Bezhani. /abcnews.al