Rilindja e Beyonce-s po fillon. Ajo ka publikuar kopertinën e albumit të saj “Renaissance” që do të publikohet me 29 Korrik. Këngëtarja me famë botërore shfaqet pothuajse e zhveshur. Kjo është një nga fotot më seksi të divës së muzikës, pasi mbulon vetëm pjesët e diskutueshme të trupit të saj.
Beyonce ka dhënë dhe një shpjegim se çfarë ka dashur të përcjellë me këtë projekt. “Krijimi i këtij albumi më dha hapësirë për të ëndërruar dhe për të gjetur shpëtim gjatë një kohe të frikshme për botën. Më lejoi të ndihesha e lirë dhe aventuriere kur koha kalonte shumë ngadalë.
Synimi im ishte të krijoja një vend të sigurt, një vend pa gjykim. Një vend për të qenë e lirë nga perfeksionizmi dhe mendimi i tepërt. Një vend për të bërtitur, çliruar, për të ndjerë lirinë. Ishte një udhëtim i bukur eksplorimi. Shpresoj të gjeni gëzim në këtë muzikë.
Shpresoj që t’ju frymëzojë të kërceni pak. Dhe të ndihesh po aq unike, e fortë dhe seksi sa je”, ka shkruar diva e muzikës. /abcnews.al