Beyoncé punëson vajzën e Kobe Bryant në turneun e saj botëror

schedule13:26 - 23 Maj, 2023

schedule 13:26 - 23 Maj, 2023

Natalia Bryant filloi bashkëpunimin me Beyoncé. Vajza e madhe e Kobe Bryant, do të punojë si praktikante për yllin në turneun e saj botëror, “Renaissance World Tour”. “Renaissance World Tour” është turneu i nëntë i koncerteve të Beyoncé dhe seria e koncerteve filloi më 10 maj 2023 në Stokholm, Suedi dhe do të zgjasë deri në shtator.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që të dyja bashkohen pasi Natalia luajti në një video për fushatën e linjës së veshjeve sportive të Beyoncé “Ivy Park” në nëntor 2021.

“Jam shumë e emocionuar që jam pjesë e fushatës së re ‘Ivy Park’! Të dua shumë tezja BB!”, shkruante atëherë vajza e të ndjerit Kobe. Ajo studion në Universitetin e Kalifornisë Jugore, duke kryer praktikën në “Parkwood Entertainment”. “Parkwood” është shtëpia diskografike e themeluar nga Beyoncé në vitin 2010.

Në moshën 18-vjeçare, Natalia hodhi një hap të madh në fushën e modelingut. Ajo u pa për herë të parë në kopertinën e Teen Vogue, për numrin e shtatorit 2021.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by n a t a l i a ✨ (@nataliabryant)

Në intervistën që dha për revistën, ajo tregoi se kishte ëndërruar prej kohësh të bëhej modele, ndërsa ambicien e saj ia kishte besuar vetëm nënës së saj, Vanessa-s, një ditë kur ishin duke bërë pazar në Bergdorf Goodman. “Dua ta bëj këtë”, i kishte thënë ai, duke parë një ekran gjigant që luante një sfilatë mode të Chanel dhe rruga drejt suksesit duket se tashmë ka nisur seriozisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!