Beyoncé na tregoi versionin më të papritur të manikyrit francez

schedule20:36 - 25 Nëntor, 2021

schedule 20:36 - 25 Nëntor, 2021

Këngëtarja e njohur, Beyoncé ka postuar disa foto të aksesorëve të markës së saj, Ivy Park, duke përfshirë një byzylyk diamanti me inicialet e emrit të saj dhe gjithashtu një unazë diamanti. Ndoshta u dashuruam me bizhuteritë e këngëtares, syri na shkoi edhe tek manikyri i saj i mrekullueshëm francez, në nuancën jeshile.

Duke i pasur thonjtë në formë bajameje, bazamenti i tyre ishte lyer me ngjyrën jeshile pylli, me skajet që përfundonin në të verdhë të çelur, duke krijuar kështu kombinimin ideal për dimër, përveç ngjyrës së zakonshme burgundy apo të zezë.

Nëse mund të supozojmë diçka për koleksionin e ri të Ivy Park, i cili ishte objekt i këtyre fotove të Beyonce-s, është e sigurt që koleksioni i ri do të përmbajë shumë jeshile dhe ngjyrat e tjera që janë në logon e Gucci-t. Apo ndoshta një bashkëpunim i Ivy Park X Gucci?

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!