Beyonce njoftoi përmes fondacionit të saj “BeyGOOD” se do të dhurojë 1 milion dollarë në ndihmë të bizneseve të prekura nga pandemia e Covid-19. Ylli i muzikës pop, dhe fondacioni i saj bashkëpunuan me NAACP do të ndihmojnë bizneset e të gjithë njerëzve me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara.
“Krenar për të njoftojmë 1 milion dollarë fonde shtesë nga Beyonce për të ndihmuar bizneset e vogla në pronësi të njerëzve me ngjyrë. Raundi i dytë i financimit hapet këtë muaj me partnerin tonë NAACP”, thuhet në njoftimin e fondacionit në faqen zyrtare në internet.
Qëllimi, sipas BeyGOOD është “forcimi i bizneseve të vogla dhe fuqizimi ekonomik i bizneseve në pronësi të njerëzve me ngjyrë”. Nisma për të ndihmuar sa më shumë biznese u ndërmor në Korrik. Në fund të Gushtit u zgjodhën 20 përfitues të grantit prej 10 mijë dollarësh, ndërkohë që raundi i dytë i fituesve pritet të publikohet më vonë këtë muaj. xh.d/abcnews.al