Beyonce bën postimin e parë në TikTok, pse grumbulloi 2.5 milionë ndjekës brenda 16 orëve

schedule13:17 - 15 Korrik, 2022

schedule 13:17 - 15 Korrik, 2022

Diva e muzikës, Beyonce ka bërë postimin e parë në TikTok të enjten më 14 korrik dhe grumbulloi 3.5 milionë ndjekës vetëm 16-të orë nga publikimi i videos.

40-vjeçarja ndau videon e fansave duke kërcyer dhe kënduar së bashku me këngën e saj të fundit “Break My Soul”

“Duke iu parë të gjithëve që po shijoni dhe tundeni më bëri kaq të lumtur! Faleminderit shumë për gjithë dashurinë për Break My Soul! Dashuri nga B”, ka shkruar këngëtarja, duke shtuar emrat e përdoruesve të shumtë që shfaqeshin në video si Josh Dior, Gregorian Sisters dhe Charles Osborne.

Kujtojmë që Beyonce publikoi “Break My Soul” muajin e kaluar teksa albumi i saj i ri “Renaissance” pritet të dalë më 29 korrik.

“Renaissance” është vazhdimi i “Lemonade” së 2016-ës, i cili u shoqërua me një film 65-minutësh me të njëjtin titull dhe u rendit në vendin e parë në shumë vende./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!