Betohet kryetari i ri i bashkisë së Pogradecit

schedule18:00 - 16 Gusht, 2019

schedule 18:00 - 16 Gusht, 2019

Kryetari i ri i bashkisë se Pogradecit, i dalë nga zgjedhjet e 30 Qershorit, Ilir Xhankolli bëri betimin në ambientet e një hoteli në qendër të qytetit. Ndërsa ish-kryetari Eduart Kapri e ka lënë zyrën në orën 16:00. Gjithçka kaloi pa incidente.

Rotacioni i pushtetit në bashkinë e Pogradecit,që u drejtua për 4 vite nga përfaqësuesi i PD, ka kaluar qetësisht. Mbledhja për konstituimin e këshillit bashkiak u mbajt në një hotel në qendër të qytetit, ndërsa para bashkisë nuk pati grumbullim mbështetësish të opozitës.

Pas verifikimit të mandateve të 31 këshilltarëve,dhe zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarit të këshillit bashkiak,Ilir Xhakolli,fituesi i zgjedhjeve të 30 qershorit bëri betimin,duke marrë zyrtarisht detyrën e kryebashkiakut. Kreu i ri deklaroi se te vetmit qe do largohen nga bashkia janë ata që kanë mbajtur pozicione politike.

Eduart Kapri, i cili e kishte ditën e fundit si kryebashkiak,para se të linte zyrën bëri një prezantim të punës dhe projekteve të realizuara gjatë mandatit të tij.

Kryetari i ri Ilir Xhakolli mbërriti pak para orës 16, duke e gjetur të hapur derën e bashkisë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!