Flamuri i Kosovës është vendosur në objektin e Komunës në Mitrovicë të Veriut, ku po betohet kryetari i ri, Erden Atiç.
Atiç doli i pari në zgjedhjet lokale të jashtëzakonshme që u mbajtën më 23 prill në katër komunat veriore.
Serbia bëri presion ndaj serbëve të Kosovës që të mos dalin në zgjedhje, dhe për rrjedhojë bëri presion që kandidatët serbë të tërhiqeshin nga gara.
Strukturat paralele ilegale para dy javësh tentuan të bllokojnë hyrjen e objektit të Komunës në Zubin Potok, e disa ditë më pas edhe në Zubin Potok.