Ditën e sotme, para Presidentit Ilir Meta dhe në prani të anëtarëve të KLGJ-së në ambientet e “Polit të Drejtësisë” janë betuar 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor të Apelit që kanë në dorë fatin e ankesave të partive për zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit të vitit të ardhshëm.
Gjyqtarët u zgjodhën dy ditë më parë me short. Për cdo proces ankimimi nga partitë trupa me 5 gjyqtarë del nga shorti që do të hidhet mes 8 anëtarëve të Kolegjit. Mandati i anëtarit të Kolegjit Zgjedhor është 4 vite.
Tetë gjyqtarët që u zgjodhën me short
Sokol Ibi
Manjola Xhaxho
Edlira Petri
Emona Muçi
Asim Vokshi
Gentian Medja
Esmeralda Çeka
Alma Kolgjoka
db/abcnews.al