Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Betohen 42 gjyqtarët e rinj, Rakipi: Të punojnë për qytetarët, që besimi te drejtësia të rritet

schedule12:16 - 23 Tetor, 2025

schedule 12:16 - 23 Tetor, 2025

Në një përpjekje për të mbushur vakancat e krijuara pas shkarkimeve nga vetingu, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka emëruar 42 magjistratë të rinj, të cilët sot bëjnë betimin para se të marrin detyrën.

Drejtori i shkollës së magjistraturës, Arben Rakipi deklaroi se gjyqtarët e rinj duhet t’i shërbejnë sa më mirë publikut.

Rakipi shtoi se ata duhet të punojnë që besimi i publikut te drejtësia të rritet.

“Vazhdon të jetë privilegj që t’i sjell kandidatët. Ta ushtrojnë detyrën që t’i shërbejnë sa më mirë publikut. Besimi i publikut te drejtësia të rritet, që themelet e shtetit ligjor, të mund të realizohen efektivisht. Duke njohur kandidatët, besoj shumë se e ardhmja për ta do të jetë më e mirë. E thënë kjo, dua ta lidh këtë gjë me betimin që sot jeni duke bërë. Jam i bindur dhe me besim, që këtë rrugëtim nuk do e konsideroni si një fjalë të hedhur, por një premtim që do t’ju shoqërojë gjithë jetën.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!