Nën qiellin e vrenjtur të një pasditeje dhjetori, në fshatin Hajmel që shtrihet mes Lezhës e Shkodrës, dëgjohen së largu zërat e qindra banorëve që inskenuan ritualin “Betlehemi i gjallë”
Fshati Hajmel për të pestin vit me radhë me rastin e festave të Krishtlindjes transformohet duke na e risjellë Betlehemin, vendin e lindjes së Krishtit. Aktorët amatorë imitojnë jetën e mijëra viteve më parë, ndërsa për vizitorët kjo është me të vërtet diçka magjike…
“Inskenimi tepër original dhe vetë aktorët sikur e beson, kështu që ishte magjike më pëlqeu shumë…”
Andrea dhe James ( Xhejmes) janë një çift nga Alaska e larget, por kanë dy vite që jetojnë në Berat dhe kanë ardhur enkas që të vizitojnë Hajmelin e transformuar në Betlehem…
“Jemi nga Alaska dhe kemi dy vite që jetojmë në Berat, kjo është hera e parë që vijmë, pasi dëgjuam dhe kishim interes ta shihmin. Më pëlqeu shumë cdo gjë, sidomos puna që bëhët bashkë. Dhe cka është më e rëndësishmja është të mësohet sa më shumë për Biblen”.
Për Dioqezen e Sapës, zonë në të cilën ndodhet edhe fshati, kjo punë është një mission.
“Tash sa vite në dioqezen e Sapës është bërë traditë Betlehemi i gjallë ku shumë besimtar nga vendet e ndryshme, jo vetëm nga Shqipëria, por nga Kosova nga Mali I Zi, nga trevat shqiptare shtegtojnë në këto data të festës së Krishtlindjes, e kjo është jo një punë por një mision i banorëve që e organizojnë këtë me muaj, e kjo është një ecje dhe një shtegtim I shpresës, e festa e krishtlindjes na nxit që Krishti ka ardh në tokë për të sjell paqen dhe gëzimin”.
Mijëra vizitorë, besimtarë dhe njerëz kuriozë e vizitojnë “Betlehemin e gjallë” në fshatin Hajmel të Vaut të Dejës. E gjitha ka nisur si një ide dhe që organizohet nga Fretërit Kapuçinë që shërbejnë në famullin e Shën Pjetrit e Shën Palit në Hajmel./abcnews.al