Betimi te noterja, Berisha i çon mesazh Arta Vorpsit

schedule20:14 - 14 Nëntor, 2019

schedule 20:14 - 14 Nëntor, 2019

Një akt që del jashtë çdo lloj standardi, e ka konsideruar ish kryeministri Sali Berisha betimin te noterja të Arta Vorpsit. I ftuar në studion e “Mbrëmje në ABC News” të Mirela Milorit, Berisha tha se  kjo shënon një nga ngjarjet më të paimagjinueshme për një shtet.

“Kjo ditë shënon një nga ngjarjet më të paimagjinueshme për një shtet të cilën as humoristët më të shquar, as Agim Xhafka nuk mund ta imagjinonte së mund të ndodhte, kur një gjykatëse kandidate për Gjykatë kushtetuese zgjedh noterin për të bërë betimin kushtetues, një akt që del jashtë çdo lloj standardi”.

Duke qenë se e ka njohur personalisht Arta Vorpsin ai i çon mesazhin që nëse e ka bërë vetë këtë akt është dy herë më keq sesa mund t’ia kishte diktuar Rama për të poshtëruar Presidencën.

“Nga të gjithë ata kandidatë unë e kam njohur dhe kam patur mendim pozitv për Vorpsin, por më aktin që bëri sot duhet ti çoj këtë mesazh: Nëse e berë vetë, nëse ia diktuan se me thonë që ia diktoi Rama nga Londra për të poshtëruar institucionin e Presidencës është shumë keq, por nëse e ke bërë vetë është dy herë më keq dhe së fundi gjëja më e mirë është të kalojë në politikë. Sot në mbarë Evropën ushton kjo thagmë që në Shqipëri Gjykata Kushtetuese betohen te noteri”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!