Betejë për një madrilen, duhet të zgjedhë mes Ronaldos dhe Ancelottit

schedule22:44 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 22:44 - 28 Dhjetor, 2020

Isco është një nga emrat më të lakuar të merkatos. Marrëdhënia e tij me Zidane nuk është e mirë për shkak se francezi nuk e aktivizon thuajse fare. Kështu, rruga e vetme për Iscon është largimi dhe këtë pritet ta bëjë që në janar.

 

Spanjolli është në shitje dhe për të janë shpallur dy kandidatët e parë. Isco ka dy zgjidhje: ribashkimin me Ancelottin te Everton ose me Ronaldon te Juventus. Zgjedhje e vështirë për spanjollin, i cili te të dy klubet do merrte rol të madh protagonisti.

Kontrata e fantazistit me Real Madrid përfundon në verën e vitit 2022 dhe Real Madrid ka shanset e fundit për të fituar një dorë të mirë parash nga ai. Operacioni i transferimit të Iscos në Torino ose Merseyside pritet të arrijë 30 milionë euro. /abcnews.al