“Betejë për nder dhe dinjitet”, Berisha mbyll konferencën me përgjigjen epike, shpërthejnë brohoritjet

schedule18:58 - 20 Maj, 2021

schedule 18:58 - 20 Maj, 2021

Një ditë pasi mori lajmin e futjes në listën e zezë të SHBA, ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se do të ngrejë padi ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Në një konferencë për shtyp, teksa e akuzon zyrtarin amerikan për shpifje, Berisha e ka cilësuar këtë betejë “për nder dhe dinjitet”.

Lexo edhe: A e shtyu në “rrjetë” Donald Lu? Berisha: Dhëndri im i ka pronat e trashëguara nga gjyshja

Ish-kryeministri dha sqarimet e tij para gazetarëve, ndërsa i pyetur se pasi të përfundojë procesi i nisur prej tij në një gjykatë franceze a do të dorëzoje mandatin dhe të jetë tërësisht jashtë politike, Berisha u përgjigj: “Unë thashë se do ta dyfishosh…”

Ish-kryeministri e mbylli me këtë përgjigje konferencën e tij, ndërsa shkaktoi të qeshura. Gjithashtu, të pranishëm në “Hotel Rogner” ishin gjithashtu edhe simpatizantë të tij, të cilët e shoqëruan në dalje me brohoritje. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!