Përballje interesante në Kategorinë e Parë. Grupi A ka njohur edhe katër skuadrat që duket se do të luftojnë deri në fund për kreun e klasifikimit. Korabi është i pari dhe këtë javë luan në transfertë me Egnatian, që është në kërkim të kthesës. Dibranët kanë treguar se mund të fitojnë edhe jashtë fushe dhe me pretendimet shkojnë edhe në Rrogozhinë.
Kastrioti që luan nesër në shtëpi me Erzenin pret ndonjë hap fals, ashtu sikurse edhe Besëlidhja. Lezhjanët, pasi u mposhtën një javë më parë nga Burreli, tani kërkojnë autokritikën dhe përballë do të kenë Dinamon e vendit të fundit. Në grupin A ka edhe dy sfida të tjera të rëndësishme.
Veleçiku, pas tre fitoreve radhazi, synon vazhdimësinë dhe në shtëpi pret Burrelin. Në Pukë Tërbuni do kërkojë maksimumin e pikëve ndaj Shkumbinit, për të thelluar diferencën me skuadrat e poshtme të renditjes.
KATEGORIA E PARË – JAVA 8
Grupi A
E shtunë, më 9 nëntor, ora 13:00
Besëlidhja-Dinamo
Veleçiku-Burreli
Tërbuni-Shkumbini
Egnatia-Korabi
E diel, më 10 nëntor, ora 13:00
Kastrioti-Erzeni
Grupi B gjithashtu është shumë interesant, sidomos pas humbjes që Lushnja pësoi një javë më parë në shtëpi me Pogradecin. Verdhejeshilët presin Turbinën, në një ndeshje që nuk pritet të jetë e lehtë. Devolli-Apolonia është një nga takimet më të rëndësishme të këtij grupi. Një duel edhe trajnerësh, Nica-Mërgjyshi.
Elbasani i vendit të fundit e ka finale me Ilirinë në shtëpi, ndërsa Pogradeci do tentojë t’i bëjë presion kreut. Sigurisht liqenorët nuk do ta kenë të lehtë, pasi përballë do të kenë një ndeshje të vështirë me Besën e Kavajës. Oriku-Shënkolli është një tjetër takim i këtij grupi, që plotëson edhe çiftet që do të përballen në javën e 8-të të Kategorisë së Parë.
Grupi B
E shtunë, më 9 nëntor, ora 13:00
Devolli-Apolonia
Oriku-Shënkolli
Elbasani-Iliria
Lushnja-Turbina
Pogradeci-Besa
E diel, më 10 nëntor, ora 13:00
Kastrioti-Erzeni
/abcnews.al