Betejat bosh të Bashës/ Celibashi: Vetëm 9 nga 74 qendra votimi janë plotësuar me komisionerë

schedule15:27 - 20 Shtator, 2023

schedule 15:27 - 20 Shtator, 2023

Të dielën do të ngrihen 74 qendra votimi në mbarë bashkinë Kukës

“Votojnë 45.9 mijë votues, vetëm për kryetarin”

Por KQZ ende është në pritje të Lulzim Bashës. Ai duhet të gjejë 185 persona për të shërbyer si komisionerë të dielën, të drejtë që e fitoi duke luftuar deri në Kolegjin Zgjedhor, edhe pse në Kukës nuk nxori asnjë kandidat.

Aktualisht, 85 % e qendrave të votimit janë të paplotësuara me komisionerë, por zgjedhjet do të bëhen edhe nëse Basha nuk e përmbush këtë detyrim.

“Nuk ka asnjë problem, funksionon me PS, PL”

250 milionë lekë të vjetër do të na kushtojë përsëritja e zgjedhjeve në Kukës, faturë kjo që u shkaktua nga publikimi i një videoskandali seksual në zyrën e kryetarit të kësaj bashkie, Safet Gjici.

Në Kukës, garon Albert Halili i PS përballë Emri Vatës nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!