“Beteja vazhdon”, me sa protestues do të jetë nesër Sali Berisha?: Masive, skenarët janë të qarta

schedule12:14 - 6 Korrik, 2022

schedule 12:14 - 6 Korrik, 2022

Sali Berisha nuk dha një numër konkret apo të përafërt për protestuesit që do të jenë nesër të pranishëm para kryeministrisë, megjithatë shtoi se kjo protestë do të jetë masive.

I pyetur nëse do të tentohet të hyhet në kryeministri, Sali Berisha u shpreh se skenarët janë të qarta dhe do të ndjek turmën e protestuesve nëse është e nevojshme.

A do tentohet të hyhet në Kryeministri?

“Kam një numër. Do jetë gjigante, masive. Por nuk merrni dot kurrë nga unë parashikime në % dhe numër. Skenarët e protestës janë të qarta. Është betejë për lirinë dhe kundër padrejtësive të mëdha.” tha Sali Berisha.

Do udhëhiqeni nga protestuesit?

“Të gjitha opsionet janë të mundshme. Beteja vazhdon, nuk ka të ndalur” tha ish kryeministri.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!