Ju ankua Gloverit, por nuk i është ankuar shtetit të tij. Enkelejd Alibeaj ka zgjedhur që t’i flasë përmes mikrofonëve ndërgjegjies së Sali Berishës, duke pritur që ai të reflektojë dhe t’i lirojë selinë.
Kryetari i komanduar nuk ka bërë asnjë kërkesë me shkrim pranë policisë apo pranë zyrave përmbarimore që të marrë godinën e SHQUP-it, të cilën shteti ja ka dhënë me qera PD-së.
Në këto kushte, qeveria nuk merr përsipër të futet në këtë lojë të nxehtë.
“Qeveria merr përsipër dhe garanton vetëm të drejtën e partive politike që në tre palë zgjedhjet e fundit, kanë marrë mbi 1 % të votive për t’u pajisur me zyra në nivel qendror dhe vendor. Zoti ju dhashtë fuqi t’i zgjidhin vetë konfliktet dhe mosmarrëveshjet që kanë Foltorja me Vulën, kjo nuk është pjesë e qeverisë”
Alibeaj sqaroi në studion e ABC News se pse ka zgjedhur të flasë, e jo të veprojë.
“Vazhdon sot e kësaj dite të jetë e pushtuar. Në kundërshtim me vendimin e gjykatës dhe në kundërshtim me ligjin. E unë besoj se është detyrim, jo e drejtë, e kujtdo aktin e parë që do duhet ta bënte të ikte e ta linte të lirë, sepse nuk është luks është nevojë. Ia ka kërkuar gjykata, cfarë pret ju që unë të shkoj dhe të bëj luftë te selia e PD, nuk e bëj këtë. Nuk e kthej edhe një herë shëmtinë e 8 janarit”
Pasi të këtë dëgjuar votuesit, do të ketë mundësi të llogarisë hapat.
“Pas 14 majit, kur situata të kaloje, rrugët ligjore do të ndiqen”.
Reagimi i Partisë Demokratike konfirmon dy gjëra: e para që selia me qera blu jashtë SHQUP-it pret zbatimin e ligjit, duke ja lënë topin autoriteteve.
E dyta, që vetë Enkelejd Alibeaj nuk ka ndërmend të bëjë asnjë përcapje formale për të rimarrë zyrën që ja dha gjykata. Por sic thotë një shprehje e vjetër, të marresh dicka, varet edhe sesi e kërkon atë. Ose më saktë sesa e do vërtet. Lënia në derë ose në dorë, zonës Glover apo policisë gjyqësore, tregon vullnetin e paktë që ka Alibeaj të përplaset me Sali Berishën në këtë fushatë, që pritet të përcaktojë fatin politik të logos që ai ka. Dhe në një klimë politike të ndezur me fushatë, nëse nuk i intereson alibeajt, shtrohet një pyetje retorike: përse duhet Glover apo qeveria, të përplaset me Sali Berishën? Për Abc news, Esiona Konomi nga selia me qera blu./abcnews.al