Beteja për Durrësin, kryeson PS, kush e zotëron vendin e dytë mes Bashës dhe Berishës

schedule01:55 - 7 Mars, 2022

schedule 01:55 - 7 Mars, 2022

Është numëruar kutia e parë në Durrës. Sipas të dhënave të para të publikuara nga KQZ në Durrës kryeson kandidatja e Partisë Socialiste Emirjana Sako me 1122 vota ose 59.05 %. I dyti renditet ai i “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Muka me 532 vota ose 28.00 %. Ndërsa i treti është kandidati i Partisë Demokratike, Luan Hoti, i cili ka marrë 246 vota ose 12.95 %.

Lexo edhe: PS në avantazh në Rrogozhinë, ndryshon rezultati mes kandidatit të Bashës dhe Berishës

Procesi i numërimit vijon edhe në bashkitë e tjera të vendin që zhvilluan sot porocesin zgjedhor. Ndërsa Dibra është bashkia e vetme ku nuk është hapur ende asnjë kuti.

Sakaq, rezultati është shpallur në Vorë, në të cilën u aplikua numërimi elektronik. Kjo bashki e njohur si bastioni i të djathtës u fitua nga Partia Socialiste, i dyti u rendit kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, duke lënë në vend të tretë atë të PD-së. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!