Beteja për 20%/ Studiuesi Bido: Pse në Himarë ka individë që deklarohen grekë dhe në zona të tjera nuk ndodh?

schedule09:05 - 25 Tetor, 2023

schedule 09:05 - 25 Tetor, 2023

Studiuesi Ardit Bido ka botuar së fundmi librin “Beteja për 20%”, në të cilin flet për identitetin, statistikat dhe politikën në Konispol dhe Himarë. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ndau detaje lidhur me këtë studim dygjuhësh, shqip dhe greqisht.

Sakaq, Bido ka deklaruar se ky studim ka shkaktuar debat për pakicat, pasi është publikuar tani që ka nisur të kryhet censusi i popullësisë.

Ndër të tjera, studiuesi është ndalur te individët në Himarë deklarohen grekë, ndërsa në zona të tjera të Jugut të Shqipërisë nuk ndodh.

Pse ndodh që në Himarë ka individë që deklarohen grekë dhe në zona të tjera nuk ndodh? Ka qene gjithmonë një debat ekstrem, ‘ose ju bëni sikur jeni, ose ju s’jeni, ose ju jeni grekët e Himarës’.

E dyta, na ka habitur gjithmonë në debatin tonë publik pse nacionalizmin grek në Shqipëri ne nuk e gjejmë as në Finiq dhe as në Dropull, por gjithmonë e kemi gjetur në Himarën fshat dhe jo qytet. Edhe nga ana tjetër, kemi historinë e kundërt, që është Greqia, e cila tenton struktura të shtetit grek, që tentojnë të pasqyrojnë sikur Himara e gjitha është një zonë greqishtfolëse dhe në Konispol e njëjta gjë. Prandaj, në këtë studim, unë e ndaj në tre pjesë kryesore.

Në radhë të parë, çfarë është identiteti etnik, që është një koncept shkencor, por që ne në Ballkan nuk trajtojmë fare, në të cilin bëj këtë analizën, pse ne në tre fshatra greqishtfolëse nga 23 fshatra që ka Himara, në Himarën fshat, Dhërmi dhe Palasë, kemi fise që identifikohen si shqiptare dhe fise që identifikohen si greke. Ky identifikim është solid, pra, është solid, është i gjatë në histori, 100 vitet e fundit. Ne kemi tre fshatra greqishtfolëse, në të cilat traditat dhe doket janë shqiptare. Pra, nuk përputhet as me narrativën se je shqiptar që duhet të jesh shqipfolës, as me narrëtivën që je grek dhe ke tradita dhe doke greke”, tha ndër të tjera Bido./abcnews.al