Beteja në Bakhmut, Rusia pretendon se ukrainasit kanë vrarë 20 civilë

schedule11:44 - 19 Prill, 2023

schedule 11:44 - 19 Prill, 2023

Forcat e mbështetura nga Moska në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës thanë të mërkurën se forcat ukrainase kishin hedhur në erë katër ndërtesa banimi në qytetin e Bakhmut dy ditë më parë, duke vrarë 20 civilë, njfton TASS.

Në Bakhmut po zhvillohet një nga betejat më afatgjata dhe të përgjakshme të luftës deri më tani, me të dyja forcat të bllokuara kryesisht në qytet për rreth tetë muaj e gjysëm.

Zelenskyy ka argumentuar se nëse Rusia fiton betejën për qytetin, ajo mund të lejojë Moskën të fillojë ndërtimin e mbështetjes ndërkombëtare për një marrëveshje që do t’i kërkonte Ukrainës të bëjë “kompromise të papranueshme” për t’i dhënë fund luftës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!