Luhen sot gjashtë ndeshje te turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Ora 13:30 është e vlefshme për të gjitha betejat, teksa janë rezervuar duele mjaft interesante dhe delikate.
Kampionët e Tiranës luajnë si pritës ndaj Korabit, me këtë të fundit, që ka treguar se është një skuadër që duhet patur kujdes. Bylis-Dinamo pritet të jetë gjithashtu një duel mjaft i fortë, ku mund të priten surpriza.
Teuta-Kastrioti dhe Partizani-Apolonia janë dy ndeshjet mes të fortëve, duke marrë parasysh se të katërt ekipet janë pjesë e Kategorisë Superiore. Një mini-derbi sot në Korçë, aty ku Skënderbeu pret Pogradecin.
Ndërkohë, Kukësi në krizë gjatë dy ndeshjeve të para të Kategorisë Superiore luan si pritës ndaj Besës. Ky tur luhet me ndeshje teke dhe kualifikimet vendosen sot. /abcnews.al