“Beteja” me Parlamentin në Prokurori, Meta: Nesër çojmë padinë, “veprimet” e tyre kriminale

schedule20:25 - 7 Shkurt, 2022

schedule 20:25 - 7 Shkurt, 2022

Presidenti, Ilir Meta, do të depozitojë nesër në prokurori padinë ndaj Kuvendit të cilën e akuzon për falsifikim të dokumenteve zyrtare. Kreu i Shtetit gjatë një konference për median tha se falsifikimi që Kuvendi i ka bërë sipas tij shkresës për të justifikuar procesin farsë për shkarkimin e tij, është një gjë e rëndë dhe kriminale.

“Nesër do të dorëzojmë padi, është një gjë shumë e rëndë dhe tepër kriminale që në Gjykatën Kushtetuese, gjykatën më të lartë, Kuvendi të dorëzojë pa i kërkuar askush një provë gjoja të re që është vetëm një falsifikim për të justifikuar vonimin e procedurave në këtë proces farsë dhe politik që synon kapjen e institucionit me legjitim të këtij shteti”.

Presidenti ka deklaruar se nesër do të dalë përgjigjia për 72 pyetjet e Gjykatës Kushtetuese.

“Dita e sotme ka pasur disa zhvillime të papritura, prandaj dhe kemi dalë vonë sot dhe do ta kemi të vështirë që t’u përgjigjemi të gjitha pyetjeve, por nesër në orën 9:00 do të jenë të publikuara 72 pyetjet. Sot do t’u përgjigjemi disave që kanë më shumë interes për ju. Nesër do të dorëzojmë padi pasi është një gjë shumë e rëndë dhe tepër kriminale që në Gjykatën Kushtetuese, Kuvendi i Shqipërisë të dorëzojë pa e kërkuar askush një provë gjoja të re që është vetëm një falsifikim për të justifikuar këtë proces farsë”.

Kreu i Shtetit u ndal te përgjigjet që u parashtruan ndaj pyetjeve në gjykatë duke nënvizuar se zgjedhjet e 25 prillit provuan qëndrimet e Presidentit të Republikës që vërtetohen nga raporti i OSBE-së.

Të gjitha faktet që provojnë rastet për blerjen e votës janë vendosur në dispozicion. I kujtova GJK-së se nuk ka pasur asnjë shqetësim nga KQZ që është administratori i zgjedhjeve. KQZ e konfirmon vetë përmes një shkrese, se 19 anëtarëve të Presidencës u është garantuar e drejta për të marrë informacion. Presidenti publikisht ka ndërmarrë disa iniciativa për të nxitur bashkëpunimin mes palëve, për të shmangur përplasjen lidhur me zgjidhjen e datës së zgjedhjeve pas 30 qershorit.

Edhe gjatë situatës së pandemisë, Presidenti mori hapa për vendosjen e paqes, duke organizuar mbledhje. Presidenti ka paraqitur një platformë për integrimin europian. Ndaj përkushtimit të Presidentit për këto hapa, qeveria shkatërroi teatrin gjatë pandemisë kur zbatoheshin kushtet e vendosura. Duke shkatërruar teatrin kombëtar, dhunës ndaj aktorëve, Presidenti u paraqit vetë në Gjykatën Kushtetuese. Iniciativat e Presidentit kanë qenë të panumërta për të evituar konfliktet, dhe për të mos ngrirë procesin e integrimit europian”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!