Jesse Lingard është një tjetër lojtar dhe njeri. Anglez, autor i nëntë golave me West Ham nga muaji janar, sulmuesi po përjeton momentin më të mirë në karrierë dhe Manchester United duhet të mendohet mirë për të ardhmen e tij.
Gjithsesi për të gjërat nuk kanë qenë të lehta edhe në familje, pasi nëna e tij luftoi me depresionin. Kjo ndikoi edhe në shëndetin mendor të lojtarit. 28-vjeçari mendoi të ndalej për pak kohë: “Nuk isha duke e lënë futbollin, thjesht doja të kaloja një kohë pa të… Imagjinoni, isha i lumtur që shkoja në stol dhe jo në fushë.
Po i thoja vëllait tim një ditë më parë: ‘E mban mend kur isha i lumtur ulur në stol dhe e gjithë kjo? Nuk doja të luaja sepse mendja ime nuk ishte aty, nuk isha i përqendruar aspak. Po mendoja për gjëra të tjera dhe padyshim duke u përpjekur të luash futboll nuk mund ta bësh”.
“Ndjeva sikur nuk isha Jesse Lingard. Edhe në ndeshjet e futbollit, u ndjeva sikur loja thjesht po më kalonte, sikur thjesht nuk doja të isha atje – ishte çmenduri … Kështu që, u hapa te United dhe u thashë se çfarë po kaloja, çfarë mamaja ime po kalonte dhe ata janë gjithmonë aty për të ndihmuar”.
“Ndihem sikur bllokimi më ka transformuar në një farë mënyre. Unë pashë ndeshjet e mia të vjetra dhe pashë ndeshjet e Kupës së Botës dhe mendova: ‘Po, ai është Jesse Lingard i vërtetë.’ Vjet nuk isha unë në fushë dhe ju mund ta shihni atë”, shprehet Lingard. /abcnews.al