“Beteja me COVID-19”, përkeqësohet situata në Indi

schedule22:05 - 16 Shtator, 2020

schedule 22:05 - 16 Shtator, 2020

India, vijon të përballet me përkeqësim të situatës së COVID-9.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se situata në spitale po bëhet e papërballueshme, ndërsa vijon të rritet numri i viktimave dhe rasteve të reja.

Drejtori i spitalit në Mumbai, Dr Amit Thadhani tha se India nuk kapacitet shëndetësor mjaftueshëm dhe dita-ditës situata po përkeqësohet.

“Ka mungesë në spitale, është rritur numri i pacientëve me simptoma të lehte dhe të rënda”, tha ai, ndërsa shtoi se pavarësisht se roli i stafit mjekësor u vu në dyshim, nuk mund të arrijë në një përfundim konkret pasi është i vetëdijshëm që kushtet në spitale janë të pafavorshme.

Ndërkohë Mumbai ka 1.8 milion raste me koronavirus dhe këtë të merkure, India raportoi më shumë se 5 milion raste në të gjithë vendin.

Me shkallën më të shpejtë të infeksionit në botë parashikohet që India të kalojë SHBA-në, shkruajnë mediat e huaja.

/abcnews.al/