Beteja me Coronavirusin, klubi spanjoll dhuron edhe 700 mijë €

schedule10:25 - 22 Mars, 2020

schedule 10:25 - 22 Mars, 2020

UD Almeria bën një gjest bamirësie, teksa ka dhuruar plot 1.2 milion euro. Fillimisht njoftuan se kishin vënë në dispozicion 500 mijë euro, por  më pas kanë vendosur të shtojnë edhe 700 mijë euro të tjera. E gjitha për të luftuar përhapjen e Coronavirusit, që po shkakton viktima të shumta në Spanjë.

Vetë klubi nga Andaluzia e ka bërë zyrtare diçka të tillë, ndërkohë që është mësuar edhe si do të shpërndahet shuma e dytë e dhuruar prej tyre. 300 mijë euro janë dhuruar që të sigurohet ushqim për ata që janë më në nevojë, kurse 200 mijë të tjera për punonjësit e shëndetësisë.

100 mijë euro shkojnë për njerëzit që kanë humbur vendin e punës. Po aq edhe për vullnetarët që po ndihmojnë në përballimin e kësaj situatë të vështirë që po kalon Spanja në këto momente. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!