“Beteja është në vendet e lëkundura”, Kuko: Ja ç’do të thotë fitorja e Trump

schedule01:46 - 6 Nëntor, 2024

schedule 01:46 - 6 Nëntor, 2024

Nga selia Akedemisë politike të PS, Romina Kuko tha në një bisedë për ABC News, se shtetet e lëkundura do të jenë vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve në SHBA.

“Ne jemi në komunikim edhe me shtabin e demokratëve në SHBA ka një suprizë që si ka mundësi që disa shtete nuk e reflektuan pjesën e abortit. Në disa vende kemi patur votën e grave dhe të të rinjve, por vendet e lëkundura po i japin avantazh Trumpit. Cka do të thotë se ekonomia vijon të jetë dominante në SHBA. Është një zgjedhje shumë e komplikuar. Nuk i ngjajnë zgjedhjeve të 2020. Mbetet të presim numërimin. Beteja është në vendet e lëkundura, është ende shumë herët. Mos harrojmë 2016 kur pati entuzizëm për H. Clinton dhe më pas rezultati kaloi në favor të Trump.

Një fitore e Trump do jetë lokomotivë për zonat e konfliktit. Është shprehur në mënyre eksplicite për Ukrainën, Gazën, Ballkani është përmendur më pak. Temat e nxehta duket se kanë kapur vëmendje. E sigurtë është që do ketë një lokomotivë serioze të historisë që ose do I japë zgjidhje konflikteve që zvarriten, si Ukraina. Por mbetet për t’u parë, diplomacia e luftës është shumë e vështirë.” u shpreh Kuko.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!