“Beteja” e nxehtë në Ballkan, Rusia sfidon amerikanët në Shqipëri, çon ushtrinë në Serbi

schedule16:27 - 21 Maj, 2021

schedule 16:27 - 21 Maj, 2021

Ballkani kthehet edhe njëherë në kryefjalë të gjeopolitikës. Prej disa javësh në Shqipëri kanë zbarkuar mijëra trupa dhe armatime, artileri e rëndë amerikane në kuadër të stërvitjes më të madhe të NATO-s, “Defender Europë 21” teksa ushtrimet janë përqendruar në 7 baza edhe në vendin tonë.

Ashtu sikur pritej, Rusia nuk ka qëndruar indiferente duke bërë lëvizjen e saj. Moska dhe Beogradi vendosën që të nisin stërvitjen e 200 trupave speciale që do të përfshijë shkatërrimin e simuluar të një formacioni të paligjshëm ushtarak dhe sulmet “anti-terroriste.

Duke demonstruar aftësi të larta luftarake dhe profesionalizëm, njësitë e forcave speciale të forcave të armatosura të Serbisë dhe Rusisë kryen me sukses të gjitha detyrat e caktuarashkruajnë mediat serbe.

Kjo stërvitje e Rusisë në rajon shikohet si lëvizje për të dëshmuar vendosmërinë e Moskës për ruajtjen e influencës së vet në rajon./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!