Beteja e ish-krerëve të UÇK/ Haziri: Drejtësia të dëshmohet në gjyq, të ruhemi nga debati përçarës

schedule16:41 - 11 Prill, 2023

schedule 16:41 - 11 Prill, 2023

PRISHTINË- Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, foli për procesin gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë intervistës në Ballkan Update, numri dy i LDK-së, u shpreh se personalisht nuk ka infomacion se kush janë dëshmitarët që do pyeten në Hagë.

Ai tha se Kosova duhet të tregohet e kujdeshme që mos të ngrejë një debat përçarës, por qëllimi kryesor shtoi ai është të dëshmohet pastëria e luftës.

“Periudha kohore që kanë mandatin Dhomat e Specialzuara flet për 1 janar 1998-21 mars 1999, brenda kësaj periudhe Dhomat e Specializuara kanë ndërtuar hetimet. Debati që po zhvillohet në Kosovë është duke shkaktuar zhurmë. Ne nuk i njohim dëshmitarët dhe nuk i dimë se cilët janë. Dëshmitarët mund të implikojnë edhe të tjerët edhe vetveten, dhe procesi si i tillë pritet të dëshmojnë për të sjellë drejtësi për një numër të madh të të vrarëve gjatë luftës. Gjatë kësaj kohe, nuk duhet të ndërtohet debat përçarës në Kosovë”, shtoi Haziri.

Gazetarja Linda Karadaku, pyeti Hazirin nësë Lidhja Demokratike e Kosovës vijon të mbështesë Dhomat e Specializuara, për këtë, ai bëri këtë koment:

“Askush në Kosovë nuk mundt t’i thotë jo Dhomave të Specializuar. Ajo është institucioni i Kosovës përveçse paguhet nga BE. A kemi dashur një institucion të drejtësisë në Holandë dhe të drejtuar nga gjyqtarë ndërkombëtarë, natyrisht që jo”, shtoi ai.

Sipas Hazirit, katër ish-krerët e UÇK-së duhet të dëshmojnë pafajësinë para drejtësisë. Ai shtoi se Kosova duhet të jëtë e kujdesshme, që mos të drejtojë gishtin e fajësisë para kohe, por të presë verdiktin e gjykatës.

“Unë mund të flas vëtëm në emrin tim, sepse LDK-ja për këtë çështje e ka qëllimin e drejtë. Në vetë faktin që kemi një proces gjyqësor, pafajësia e tyre duhet të dëshmohet aty dhe ky mendoj se është qëllimi i atyre. Pastërtia e luftës dhe pastrërtia e të kaluarës, duhet të dëshmohet aty. Ne nuk duhet të lejojmë, dhe të mos biem në grackën e armiqve, dhe të kundërshtuesve të pavarësisë së Kosovës, të përçahemi dhe të drejtojmë gisht para kohe dhe kur flet drejtësia, të tjerët duhet të heshtin. Tani është koha për të heshtur dhe me prit verdiktin e kësaj gjykate”, tha ai.

I pyetur nëse beson tek pafajësia e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haziri dhe mendimin e tij personal dhe jo atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Se sa besoj individualisht, unë besoj në pafajësinë e luftës dhe të kryengritjes së armatosur të djemve dhe burrave të Kosovës, që në momentin kur u humb kuptimin që me reziztencë paqësore të arrihen qëllimet tona për të qenë të lirë dhe të pavarur, kryengritja e armatosur ishte hapi i fundit, sespe pragun e shtëpisë dhe pragun e derës tonë nuk e mbron askush, përveç nesh”, shtoi ai./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!