‘Beteja e dronëve’, Kievi: Kemi rrëzuar 23 dronë rusë brenda natës

schedule09:15 - 2 Gusht, 2023

schedule 09:15 - 2 Gusht, 2023

Dronët janë pika kyçe në luftën e Ukrainës. Ukraina njoftoi se ka rrëzuar 23 dronë rusë gjatë natës.Forcat ukrainase rrëzuan 23 dronë kamikaze Shahed-136/131 (të prodhuara nga Irani) të lëshuar nga Rusia gjatë natës, thanë Forcat Ajrore të mërkurën.

Sipas Forcave Ajrore, shumica e dronëve u rrëzuan mbi rajonet e Kievit dhe Odesës, por disa arritën të godisnin objektivat e tyre në jug të vendit.

Një sulm me dron kamikaze rus në infrastrukturën portuale shkaktoi dëme, ndërsa u raportuan zjarrë gjithashtu në rajonin Odesa të Ukrainës jugore, tha guvernatori rajonal Oleh Kiper.

Për shkak të sulmit shpërthyen zjarre në objektet portuale dhe infrastrukturën industriale në rajon”, tha Kiper, duke sqaruar se nuk raportohet për viktima, të paktën në këtë fazë.

Shpërthimet tronditën gjithashtu Kievin në orët e hershme të mëngjesit ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase u aktivizuan për të rrëzuar dronët kamikaze rusë, sipas kryetarit të bashkisë së kryeqytetit ukrainas, Vitaly Klitschko, dhe oficerëve ushtarakë ukrainas.

Klitschko raportoi përmes platformës Telegram se sipas informacioneve të para, mbetjet nga UAV-të ranë në rrethin qendror të Solomyansk dhe shtoi se shërbimet e urgjencës kanë shkuar në vendngjarje.

Më pas ai ka sqaruar se nuk raportohet për viktima, por vetëm dëme materiale.

Të martën, autoritetet ruse njoftuan se një valë sulmesh ajrore dhe detare me dronë ishte zmbrapsur. Një rrokaqiell në Moskë që është qendër financiare është goditur për herë të dytë brenda pak 24 orëve.

Rusia tha të hënën se do të përshkallëzojë sulmet e saj kundër infrastrukturës ushtarake ukrainase në shenjë hakmarrje për sulmet me dronë në tokën e saj, të cilën ajo e akuzon Kievin për veprime “terroriste”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!