Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Beteja e demokratëve për Tiranën, kryeson Ilir Alimehmeti me votë preferenciale

schedule21:51 - 13 Maj, 2025

schedule 21:51 - 13 Maj, 2025

Në qarkun e Tiranës, vijon numërimi i kutive të votimit ku deri më tani janë numëruar 1256 qendra votimi nga 1282.

Mbi 47 për qind e kryeqytetasve kanë zgjedhur tu japin një mandat të katërt socialistëve, ku ndërkohë pasohet nga demokratët të cilët kanë mundur të sigurojnë 148,390 vota. E ndjekur nga partia Mundësia me 21,270 vota, Nisma ‘Shqipëria Bëhet’ me 13,102 vota.

E konvertuar në mandate, 19 mandate janë për socialistët, 13 për PD, ‘Mundësia’ e Shehajt siguroi dy vende në parlament, Nisma 1 mandat, PSD 1 mandat dhe Lëvizja Bashkë 1 mandat.

Në kahun demokrat, ‘lufta’ vijon për mandatet përfaqesuese për qarkun e Tiranës, ku deri më tani në listat e hapura kryesojnë bindshëm kandidati Ilir Alimehmeti me 2,431 vota, pasuar nga Jorida Tabaku me 2,184 vota. Në vend të tretë është Loranca Hoxha me 2,024 vota dhe në vend të katërt Myslim Murrizi me 1,235 vota.

Ndërkohë emrat në listat e mbyllura të PD janë Sali Berisha, Edi Paloka, Albana Vokshi, Belind Këlliçi ,Flamur Noka, Jozefina Topalli, Besart Xhaferri, Fatmir Mediu, Erisa Xhixho, Klevis Balliu, Mesila Doda, Tedi Blushi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!