Pas 110 vitesh në përkujtimoren e ngritur mbi rrënojat e shtëpisë ku ka jetuar shenjtorja Nënë Tereza në Shkup shkruhet edhe në gjuhën shqipe.
Dr. Skënder Hasani u shpreh për ABC News u shpreh se kjo është një fitore pas një rrugëtimi që ka zgjatur dhe ka pasur shumë vështirësi pasi shumë pushtete kanë tentuar të zhdukin identitetin shqiptar.
“Dje e kemi vënë edhe gjuhën shqipe. Pas një shekulli në vendin ku ka lidhur Gonxhe Bojaxhiu, në sheshin e Shkupit po kthehet edhe gjuha e Nënë Terezës. Këtu para 40 viteve e ka mbjellë një pishë dhe me këtë rast Shkupi e ka shpallur qytetare nderi. Me këtë rast do kemi shumë festime.
Ky rrugëtim ka zgjatur dhe ka qenë me shumë vështirësi dhe presione por ja kemi arritur qëllimit që në sheshin e Shkupit ku pushtete të ndryshme kanë tentuar të zhukin identitetin shqiptar. Është një moment i rëndësishëm sepse po kthehet pas një shekulli gjuha shqipe”, tha Hasani./abcnews.al