Besonte se ishte shpirti i saj binjak, gruaja shpenzon mijëra dollarë për të “klonuar” macen që ngordhi

schedule21:41 - 6 Prill, 2022

schedule 21:41 - 6 Prill, 2022

Një grua ka treguar se si shpenzoi 25 000 dollarë për të klonuar macen e saj të ngordhur pasi besonte se kafsha ishte shpirti i saj binjak. 32 vjeçarja Kelly Anderson, nga Teksasi, tha se ishte e shqetësuar kur macja e saj pesë vjeçare, Chai, ngordhi në 2017.

“M’u kujtua një bisedë që kisha me një shokun tim për klonimin dhe kontaktova me ViaGen Pets. Belle erdhi në jetën time vetëm vitin e kaluar.”, tha 32 vjeçarja. Teksa mban në krahë klonin e Chai-t, Belle, ajo përshkroi sesi procesi i klonimit të kafshës zgjati katër vjet.

Procesi i klonimit përfshin heqjen e ADN-së nga një qelizë e kafshës dhe vendosjen në një qelizë vezë të një kafshe tjetër. Kjo duhet të jetë një vezë e pafertilizuar që i është hequr ADN-ja e saj. Kjo vezë stimulohet artificialisht për të filluar të zhvillohet në një embrion dhe vendoset në një kafshë surrogate.

Biologjikisht macja e saj e re Belle (majtas) është pjesë e Chai (djathtas), sepse ata ndajnë të njëjtën ADN për shkak të procesit të klonimit

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!