Besojeni ose jo! Një parti politike daneze udhëhiqet nga inteligjenca artificiale

schedule14:41 - 9 Nëntor, 2022

schedule 14:41 - 9 Nëntor, 2022

Inteligjenca artificiale ngadalë po “pushton” jetën tonë. Siç raporton revista Vice, një parti e re politike evropiane nga Danimarka, e cila menaxhohet nga inteligjenca artificiale, planifikon të hyjë së shpejti në parlament. Kjo synon të rrisë ndërgjegjësimin për rolin e inteligjencës artificiale në jetën e njerëzve.

Po flasim për Partinë Sintetike, e cila u themelua në maj nga Computer Lars dhe organizata jofitimprurëse e artit dhe teknologjisë MindFuture Foundation. Partia Sintetike përfaqësohet nga lideri Lars, një chatbot që u zhvillua mbi politikat e partive të skajshme daneze që nga 1970.

Partia sintetike planifikon të kandidojë në zgjedhjet kombëtare të Danimarkës në nëntor. Përveç promovimit të pranisë së AI në politikë, Partia Sintetike synon gjithashtu të bëhet një alternativë për 20 për qind të popullsisë daneze që nuk voton kurrë në zgjedhje, shkruan abcnews.al.

Lideri Lars nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, por anëtarët e partisë që sigurisht janë njerëz do të jenë përgjegjës për zbatimin e platformës së krijuar nga inteligjenca artificiale. Siç raportojnë mediat, atyre u nevojiten më shumë se 20 mijë firma për të marrë pjesë në garën për deputet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!