Besnikëri ndaj Wolves, Jimenez: Nuk më duhet Champions League, qëndroj këtu

schedule19:45 - 27 Mars, 2020

schedule 19:45 - 27 Mars, 2020

Ylli i Wolverhampton, Raul Jimenez, ka folur për faqen zyrtare të klubit anglez, ku ka sqaruar të ardhmen e tij, si dhe ka treguar se ditët e izolimit, janë shumë të vështira. Futbolli i mungon, më se normale, dhe këtë gjë e pranoi dhe vetë bomberi meksikan.

Për pezullimin e futbollit: “Më ka marrë malli, stërvitem dhe jam në formë shumë të mirë. Unë dua të kthehem në fushë për të luajtur, por shëndeti vjen në radhë të parë. Po përfitoj nga qëndrimi në shtëpi për të qëndruar me familjen time. Për fat të mirë, kam një kopsht që të mund të bëj pak vrap. Unë gjithashtu ndjek programin që na dërgon klubi”.

Tifozët e Wolves: “Më vjen shumë mirë! Më motivon të jap edhe më shumë për tifozët tanë. Kur ata brohorasin emrin tim gjatë ndeshjeve apo edhe gjatë stërvitjes, dua t’ua shpërblej duke shënuar më shumë gola.”

E ardhmja: “Unë kam një kontratë këtu deri në vitin 2023 dhe nuk kam nevojë të kualifikohem në Champions League për të qëndruar këtu. Ne kemi bërë gjëra të mëdha si ekip, jemi kualifikuar për në Europa League dhe tani jemi brenda mundësive të një kualifikimi për në Champions. Të luash Champions League, është natyrisht një motiv shtesë për të bërë më të mirën dhe të dëshirosh të arrish gjëra të mëdha”, u shpreh Raul Jimenez./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!