Fituesi i çmimit të madh të Panairit të Librit, Besnik Mustafaj në një intervistë për “ABC News” thotë se romani “Dëmtuar gjatë rrugës” është më i miri i shkruar prej tij. Ai ndihet i vlerësuar për këtë çmim të rëndësishëm, Mustafaj shprehet se ka bërë mirë që është larguar nga politika dhe i është dedikuar letërsisë.
Romani” Dëmtuar gjatë rrugës” i dhuroi çmimin e madh të Panirit të Librit 2019, shkrimtarit Besnik Mustafaj.
Mustafaj thotë se me vlerësimin e çmimit më të madh të letërsisë në Shqipëri, legjitimohet edhe dorëheqja ime nga politika e ky fakt me gëzon.
“Edhe ai vete këtë roman e vlerëson si më të mirin që ka shkruar deri më sot. Shija e panairit dhe kontakti me lexuesin për së gjalli, është diçka pozitive”, tha Mustafa./abcnews.al