Këto Pashkë janë ndryshe për besimtaret katolikë, ata duhet t’a festojnë Ringjalljen e Krishtit në shtëpi. Vetëm 35 qytetarë patën fatin ta ndiqnin meshën e mbajtur në Katedralen e Shën Palit.
Kësaj bësimtareje i mjafton edhe prekja e kangjellave të kishës, në këtë ditë të shejtë. “Nuk kam marrë leje sepse jam këtu afër dhe do të më mjaftonte që të prekja qoftë edhe portën e kishës do ndjeja një kënaqësi të madhë”, thotë ajo e përlotur.
Por , Kristina është një personazh atipik, shpërndarja e vezëvë të Pashkëve për të është një kënaqesi e veçantë. Madje ajo ka guxuar të bëjë edhe në kohë të vështira, nën diktaturë, ku feja ndalohej me ligj, e ku rrezikoje burgun.
“Ne nuk i jemi ndarë traditës edhe në kohën e komunizmit, gjithonë fshehurazi kemi lyer vezët”, thotë ajo.
Megjithese ajo i fton të gjithe qytetarët të respektojnë rregullat dhe masat e marra në këtë Pandemi, vetë ka thyer rregullin per nje xhest qytetare që të shperndajë vezë.
As karantina nuk e ka ndaluar, Kristinën që të bëj një xhest qytetar, të shpërndajë vezë me biçikletë, për forcat e policisë, Gardën e Republikës dhe për besimtarët në kishë. Dëshira e saj ishte që të mos rrinte jashtë kangjellave të kishes, por ajo nuk posedon autorizimin për të hyrë brenda shtëpisë së zotit, e cila gjithnjë i ka dyert e hapura për të gjithë, por situata e Pandemisë e ka bërë ta kthejë pas në kohë.
Ndaj, ne i plotësuam dëshiren që ajo të mund të shpërndante vezë edhe në oborrin e kishës.
Mesazhi i Kristinës për këtë Pashkë është ky.
“Gëzuar Pashkët të gjithëve. Sëbashku do ia dalim. Unë kam dalë, por ju rrini në shtëpi”, shprehet besimtarja. /abcnews.al