Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë

schedule10:35 - 7 Prill, 2018

schedule 10:35 - 7 Prill, 2018

Riti i kalimit nën epitaf dhe procesioni i varrimit të Krishtit, bënë bashkë, si çdo vit besimtarët ortodoksë. Në Korçë, ceremonia u organizua nga Mitropolia e Shenjtë.

Epitafet e dhjetë kishave janë bashkuar para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” dhe më pas të shoqëruar nga besimtarët, kanë përshkuar zonën Pedonale, për të vazhduar tek bulevardi “Shën Gjergji” dhe për të mbërritur në hyrje të parkut “Rinia”.

E premtja para Pashkës, e cila njihet si e Premtja e Zezë, shënon ditën e kryqëzimit të Jezu Krishtit dhe vuajtjeve të tij me kryqin mbi shpinë, duke ecur drejt vendit ku u kryqëzua,për t’u ringjallur të dielën e Pashkës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!