Pandemia Covid ka ndryshuar edhe ritet fetare. Gazetari Maksi Rama tha për “ABC News” se besimtarët në Katedralën “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë janë vendosur në radhë duke respektuar masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Të pyetur nga gazetari Maksi Rama qytetarët thanë se për ta ky ishte një moment i mirë për të shkuar në Kishë ndërsa u shprehën se janë treguar korrekt në respektimin e masave duke evituar edhe grumbullime të qytetarëve.
Lexo edhe: Pandemia zbraz kishat, besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët nga shtëpia
Nga pamjet duke edhe një pjesëmarrje e lartë e nënave me fëmijë.
Ndërsa në qytetin e Korçës gazetarja Ledjona Xheladinaj tha për “ABC News” se tashmë festimet këtë vit vit po bëhen ndryshe për shkak të pandemisë. Gjithashtu në Korçë vihet re një lëvizje nënave më fëmijë duke respektuar edhe masat.
Kremtimi i festës së Pashkës ndryshe nga vitet e tjera këtë vit është “braktisur”. “Mbrëmjen e djeshme kanë qenë shumë të pakët besimtarët të cilët kanë shkuar në Kishë” raportoi gazetarja Ledjona Xheladinaj./abcnews.al