Besimtarët myslimanë celebrojnë festën e Kurban Bajramit

schedule11:08 - 21 Gusht, 2018

schedule 11:08 - 21 Gusht, 2018

Besimtarët myslimanë në Maqedoni, Kosovë, Turqi, Arabi Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shumë vende të tjera celebrojnë sot festën e Kurban Bajramit. Ata janë mbledhur së bashku në xhamitë e vendeve të tyre për të kryer lutjet për këtë festë të rëndësishme për besimin islam. Manifestimi qendror në Maqedoni u mbajt në xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup, ku përveç numrit të madh të besimtarëve dhe figurave fetare, kishte të pranishëm edhe ministra qeveritarë si dhe deputetë.

Nën organizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës, manifestimi qendror për faljen e namazit të Kurban Bajramit është mbajtur në xhaminë Sulltan Mehmet Fatih në Prishtinë. Pas faljes së namazit të Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava theksoi se Islami angazhohet për të drejtat universale të njeriut.

Ndërkohë, kjo festë e rëndësishme e kalendarit mysliman është celebruar dhe në Kore të Jugut, Rusi, Indonezi, Filipine, Britani e shumë vende të tjera të botës. Festa më e veçantë ishte ajo në Arabinë Saudite, ku miliona besimtarë vizitojnë Mekën si pjesë e një rituali të përvitshëm të Haxhit. Edhe pse në mënyrë modeste, Kurban Bajrami është festuar edhe në shumë kampe refugjatësh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!